Pacolli uron Kurtin: Gjithçka u zhvillua në nderim të plotë të flamurit, himnit, gardës dhe institucioneve të Kosovës

Ish-zv-kryeministri i vendit, tashmë deputet i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se kishte nderin që sot në mënyrë ceremoniale t’ia dorëzonte detyrën kryeministrit të ri, Albin Kurti.
Pacolli tha se gjithçka u zhvillua me dinjitet sipas një tradite që po konsolidohet në nderim të plotë të flamurit, himnit, gardës së nderit dhe institucioneve të Kosovës, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Sot kisha nderin që në mënyrë ceremoniale t’i dorëzoja detyrën Kryeministrit të ri Albin Kurti. Gjithçka u zhvillua me dinjitet sipas një tradite që po konsolidohet në nderim të plotë të Flamurit, Himnit, Gardës së nderit dhe institucioneve të Kosovës. Zotëri Kurti pranoi Raportin e punës së qeverisë që shkoi dhe më falënderoi për urimet që unë i bëra “për suksese në favor të popullit të Kosovës dhe lumturi personale!”