75 Mall Live Search
13:09 / E Martë, 04 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Samir Ujkani bëhet me trajner të ri, shkarkohet Mazzari, vjen një 43-vjeçar

Torinoja e ka shkarkuar nga pozita e kryetrajnerit, Walter Mazzarin.

Pas rezultateve zhgënjyese në javët e fundit, Torinoja ka vendosur largimin e Mazzarit.

Humbja 4-0 ndaj Lecces nuk është falur nga drejtuesit e skuadrës, të cilët kanë vendosur që skuadra të drejtohet nga një trajner tjetër.

43- vjeçari Moreno Longo është emëruar trajner i ri i Torinos.

Longo së fundi e ka drejtuar Frosinonen./Indeksonline/