Falë Milot Rashicës, Werderi eliminon Dortmundin dhe kalon në çerekfinale

Werder bremen ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë.
Skuadra e drejtuar nga Florian Kohfeldt mposhti Dortmundin me rezultat 3-2.
Golat për Werderin i shënuan Selke (16′), Bittencourt (30′) dhe Milot Rashica (70′).
Ndërsa për Dortmundin shënuan Haaland (67′) dhe Reyna (78′).
Kjo është ndeshja e gjashtë radhazi që ylli kosovar shënon në Kupën e Gjermanisë. /IndeksOnline/