Sot ditëlindja e superyjeve, Ronaldo 35 vjeç, festojnë edhe Januzaj e Neymar

Cristiano Ronaldo feston sot ditëlindjen e 35-të. Ditëlindja e 35-të e gjen yllin e Juventusit në topformë duke qenë lojtari më në formë në Serie A.
CR7 po vazhdon të shënojë gola dhe është pretendent së bashku me Immobilen për Kupucën e Artë në Serie A.
Data 5 shkurt është e veçant edhe për Neymar. Ylli brazilian sot mbush 28 vite jetë. Kosovari i famshëm, Adnan Januzaj poashtu ka festë sot.
Djaloshi nga Istogu feston ditëlindjen e 25-të. Carlos Tevez feston ndoshta ditëlindjen e fundit si futbollist aktiv. Argjentinasi sot mbush 36 vite jetë./Indeksonline/