Erërat e bora rrëzuan pisha e bllokuan rrugën në Qafë-Duhël, por intervenimi i zjarrfikësve ishte i menjëhershëm

Reshjet e borës që nisën mbrëmë, e po vazhdojnë edhe sot, kanë mbuluar thuajse gjithë vendin, në veçanti, viset malore.
Por, dje ka pasur edhe erëra të forta, gjë që janë shënuar edhe disa dëme, por jo dhe me pasoja në njerëz.
Madje, në orët e para të mëngjesit të sotëm një rrugë në Qafë-Duhël u bllokua si pasojë e këtij moti, por që falë intervenimit zjarrfikësve dhe organizatës vullnetare dhe shpëtimit, ajo menjëherë u bë e kalueshme, transmeton IndeksOnline.
“Sot rreth orës 08:00,një alarm nga drejtori Shërbimeve Publike, në Qafë- Duhel vendi quajtur Carralevë, një bllokadë në rrugë nga disa pisha të rrëzuara nga bora dhe erërat e forta gjatë natës. Intervenimi i shpejtë dhe i suksesshëm i zjarrfikëseve liron rrugën në mënyrën më të shpejtë të mundshme”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate.
Nga ana tjetër, ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, mbrëmë ka urdhëruar të gjitha kompanitë përgjegjëse që gjatë gjithë natës ta bëjnë punën e tyre në terren./Indeksonline




