75 Mall Live Search
12:54 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ministrja e qeverisë “Kurti”, paraqet një rast në Krimet kibernetike

Ministrja e re e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi është njoftuar  se dikush ka hapur një llogari të rreme në emër e saj në rrjetin social Twitter dhe atë e ka keqpërdorur, duke lëshuar lajme të rreme (fake news).

“Dua t’ju informoj se unë nuk kam asnjë llogari në Twitter. Menjëherë do ta paraqes rastin në Policinë e Kosovës, Departamentin e krimeve kibernetike”, ka bërë të ditur ajo.

Dumoshi ka thënë se shpreh keqardhje për këdo që mund të jetë trazuar nga këto lajme të rreme, duke keqpërdorur emrin e saj. /Indeksonline/