75 Mall Live Search
18:01 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2020 / indeksADMonline

“Vanessa Bryant vret veten”, lajmi i rremë që mori vemendjen e publikut

Disa ditë pas aksidentit tragjik ku humbën jetën Kobe Bryant dhe vajza  Gianna, në internet qarkulloi lajmi ku thuhet që Vanessa gruaja e te ndjerit Kobe, vrau veten për shkak të depresionit të thellë që kishte rënë pas tragjedisë në familje.

Fotoja është bërë virale dhe mbante logon e BBC, një prej mediave më të mëdha në botë me mision për ta bërë lajmin më të besueshëm, transmeton Indeksonline.

Faqja për kontrollim të fakteve “Snopes”, i ka përgënjeshtruar thashethemet duke thënë që kjo nuk është mënyra që BBC bënë lajme, si dhe që fotoja “RIP” nuk gjendet në portalin e tyre dhe që e gjitha ka qenë një montim, me qëllim për ti dëmtuar ata. /Indeksonline/