75 Mall Live Search
19:17 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Pacolli: I nderuar që pranova komplimente e falënderime nga shumë homologë për punën sa isha ministër

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, ish/zvkryeministri i vendit, Behgjet Pacolli deklaroi se ndjehet i nderuar që pranoi komplimente e falënderime nga shumë miq, partnerë e homologë nga e gjithë bota për punën e përbashkët.

Ai tha se ndër të tjerash mori mesazhe e telefonata edhe nga ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Turqisë, Shqipërisë, Çekisë, Hungarisë, Italisë, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut, Polonisë , transmeton Indeksonline.

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës tha se është traditë e jonë të mbajmë dyer e miqësisë ta hapura përgjithmonë.

Postimi i plotë:

Sot jam i nderuar që pranoj komplimente dhe falënderime nga shumë miq, partnerë dhe homologë nga e gjithë bota, duke me komplimentuar dhe falënderuar për punën e përbashkët që patem sa isha zv. Kryeministri i parë dhe Ministri i PJ. Pos shumë tjerëve, unë mora mesazhe dhe telefonata edhe nga

Ministri i PJ te Gjermanisë, Turqisë, Shqipërisē, Çekisë, Hungarisë, Italisē, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut, Polinisë e shume tjerë.

Eshtë traditë e jonë të mbajmë dyert e miqësisë të hapura përgjithmonë!