75 Mall Live Search
21:06 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Labi e Albina do e bëjnë “Hallakamë”

Vajza e re nga Peja, këngëtarja e talentuar Albina Kelmendi, njihet për zërin dhe talentin në muzikë.

Ajo edhe pse e re në moshë, vetëm 22 vjeçe, ka arritur të krijoj bagazhin e saj muzikorë, duke qenë mjaft e dashur nga publiku, për shkak të projekteve të saj muzikore, shkruan Indeksonline.

Së fundmi ajo në një fotografi të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, ka paralajmëruar një bashkëpunim me këngëtarin e njohur Labinot Tahiri – Labi.

“Gjithçka live me të pa përsëriturin e Estradës, zërin e veçantë Labii! Një hit i madh nga ne të dy, titulli i këngës ‘Hallakam’”, ka shkruar ajo duke paralajmëruar hitin e ri.  /Indeksonline/