Multimilioneri britanik dhe ideja e tij e ‘shpifur’: Ata që nuk kanë strehë, të flenë në koshin e mbeturinave

Një multimilioner britanik konsideron se ka gjetur zgjidhjen për të gjithë të pastrehët, që mos të flenë rrugëve.
Peter Dawe, konsideron se koshat e mbeturinave mund të jenë zgjidhje jo e keqe, derisa sipas tij aty mund të flejnë dhe të kenë gjumë të qetë dhe të ngrohtë.
Kjo ide e biznesmenit të njohur nga Britania, ka bërë që shumë persona të reagojnë në rrjetet sociale, transmeton Indeksonline.
Sipas tyre, kjo është një ide e ‘shpifur’ dhe tallje me personat e pastrehë.
Por, Dawe ka qenë i gatshëm të realizojë edhe një video për të gjithë ata që e pëlqejnë idenë e tij.
Madje ai shtoi se për ta bërë një strehë të tillë nuk do të kushtojë shumë, më pak se 100 dollarë.
Shumë sipërmarrës të tjerë duket se nuk e kanë aprovuar idenë e tij.
“Tu kërkosh personave të pastrehë të provojnë një gjë të tillë është poshtëruese” – shprehen ata. /Indeksonline/