75 Mall Live Search
23:49 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Mourinho del hapur kundër VAR-it

Pamjet e trajnerit të Tottenham Jose Mourinho duke vrapuar drejt arbitrit të katërt kanë bërë xhiron e botës tashmë.

Tani ai, më i qetë, shprehet për mënyrën e përdorimit të VAR dhe gabimet e pafalshme që po ndodhin.

“Mendoj se fakti që na lejohet të kemi një ekran përpara nesh nuk është i mirë për emocionet tona.

Prandaj ajo video u bë virale, sepse i pashë të gjitha ashtu si ai që mori vendimin.

Nuk i pranoj vendimet e VAR. Kur unë luaj Play Station nuk bëj gabime, unë bëj gabime vetëm kur jam në stol.”