75 Mall Live Search
08:38 / E Enjte, 06 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Performanca e zjarrtë e vajzës 11-vjeçare, të Jennifer Lopezit!

Jennifer Lopezi dhe Shakira elektrizuan skenën e “Super Bowl”, duke dhuruar për publikun performanca madhështore.

Mirëpo e dini kush tjetër e mori të gjithë vëmendjen?

E bija e Jenniferit Lopez! 11- vjeçarja Emme është shfaqur për herë të parë në një performancë live. Ajo ka shoqëruar Jenniferin me këngën “Let’s get loud” dhe iu ka dhëshmuar të gjithëve që është në hapat e së ëmës.

Emme është vajza e Jenniferit dhe e këngëtarit Marc Anthony dhe mesa duket e ka trashëguar talentin e prindërve!