75 Mall Live Search
08:56 / E Shtunë, 06 Qershor 2026 / H F

Forbes e rendit në krye, Taylor Swift thyen çdo rekord financiar në industrinë muzikore. Ja sa është pasuria e saj

Këngëtarja amerikane Taylor Swift ka arritur një tjetër sukses të madh në karrierën e saj, duke u renditur si muzikantja më e pasur femër në histori.

Sipas listës “Iconoclast 50” të revistës Forbes për vitin 2026, pasuria neto e Swift vlerësohet në rreth 2 miliardë dollarë, duke e vendosur atë në krye të industrisë muzikore botërore.

Rritja e pasurisë së saj lidhet kryesisht me suksesin e turneut “Eras Tour”, i cili u kthye në një fenomen global dhe u konsiderua si turneu më fitimprurës në historinë e muzikës.

Të ardhura të mëdha kanë sjellë edhe katalogu i saj muzikor, si dhe albumet e fundit që kanë dominuar tregun ndërkombëtar.

Një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe vendimi i artistes për të ribërë albumet e saj të hershme, duke rikthyer kontrollin mbi të drejtat e muzikës dhe duke rritur të ardhurat nga veprat e saj.

Në listën e publikuar nga Forbes përfshihen edhe emra të njohur të industrisë muzikore si Beyoncé, Bad Bunny dhe The Weeknd, por Taylor Swift mban vendin e parë falë suksesit të jashtëzakonshëm financiar të viteve të fundit.