Albulena Haxhiu, nga burgu ku vdiq Dehari: Do të zbardhet rasti

Albulena Haxhiu vizitën e parë si ministre e Drejtësisë e ka bërë në burgun e Prizrenit, aty ku vdiq aktivisti i VV-së, Astrit Dehari, në nëntor të 2016-s.
Haxhiu, pas vizitës, është zotuar se gjatë mandatit të saj do të ndihmohen institucionet për t’i zbardhur rrethanat e vdekjes së Deharit.
Ajo ka thënë se do ta ndihmojë Prokurorinë Speciale me të gjitha kapacitetet për zbardhjen e vdekjes së Astrit Deharit.
Haxhiu është shprehur se në dikasterin që ajo drejton, do të punojë edhe në zbardhjen edhe të rasteve të vrasjeve të tjera politike.