75 Mall Live Search
14:12 / E Enjte, 06 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Sa i pafat, Dembele udhëton për në Finlandë për operim

Lojtari i FC Barcelonës, Ousmane Dembélé, do t’i nënshtrohet operacionit të martën, 11 shkurt në Turku, Finlandë, për të trajtuar një këputje në tendinin proksimal të kofshës së djathtë.

Ai ka vazhduar me lëndimet që e kanë ndjekur, që kur u transferua në Barcelonë.

Pasi operacioni të ketë përfunduar, do të jepen informacione të mëtejshme në lidhje me kohën e tij të përafërt të rikuperimit.

Në vitin 2017, francezi i kushtoi Barcelonës 125 milionë euro. /IndeksOnline/