Afati i janarit me shumë transferime edhe në futbollin e femrave

Për dallim nga vitet e tjera, futbolli i femrave po zhvillohet mjaft mirë në Kosovë.
Janë 11 klube që garojnë në Superligë dhe 9 klube në kategorinë U16, për dallim nga vitet e kaluara ka pasur mjaftë ndryshime në grup moshën U16 ku janë bërë disa transferime që po rezultojnë të jenë të suksesshme.
KFF Shqiponjat kanë transferuar 6 futbolliste ku 5 nga to vijnë nga Drenica kurse njëra nga Drenoci.
Po ashtu edhe KFF Kieva ka bërë një përforcim me futbollisten Dafina Tahiri që premton shumë në të ardhmen.
Gjithashtu dhe në Superligë janë bërë disa transferime, ku në klubin KFF Liria janë transferuar, Nisa Aliu, Edona Gecaj, Florentina Haliti, Ema Stuja të cilat vijnë nga Drenica kurse Yllza Hasnaj nga Malisheva, Albiona Suka nga klubi AN, Diellza Cikaj, Valentina Bytyqi dhe Marigona Thaqi nga Jakova.
Gjithashtu edhe klubi AN është përforcuar mirë këtë vit me disa transferime të qëllura, siç janë: Mimoza Islami nga Mitrovica, Majlinda Kadolli dhe Albina Zyba nga Malisheva kurse Besarta Berisha nga Kosova Prishtinës.
Kurse klubi i Jakovës nuk është ndalur me transferime por tani ka konfirmuar edhe tri transferime të tjera, bëhet fjalë për Valmire Lekaj, Rajmonda dhe Rinesa Spahiu.
Futbolli i femrave në Kosovë vazhdimisht është duke u përmisuar duke ju kushtuar kështu rëndësi edhe transferimeve gjatë afateve kalimtare./Indeksonline/.