Rrugët e fshatit Kçiq vazhdojnë të jenë të bllokuara nga bora

Në Kosovë, ditëve të fundit mbizotëroi moti i ligë, ku pati edhe reshje bore.
Shumë rrugë mbetën të bllokuara, e shumë banorë mbetën të izoluar, shkruan Indeksonline.
Në fshatin Kçiq, të Komunës së Mitrovicës, ende vazhdon të jetë e bllokuar një rrugë.
Komuna e Mitrovicës deri më tani, nuk ka ndërmarrë masa për pastrimin e kësaj rruge./Indeksonline/
