Barcelona e publikon 11-shen e ‘frikshme’ kundër Athletico Bilbaos

Barcelona duke filluar nga ora 21:00 do të luaj kundër Athletico Bilbaos në kuadër të Kupa Del Rey.
Dhe për këtë ndeshje Setien ka zgjedhur që si startues të luajnë Ter Stegen, Semedo, Piqué, Lenglet, Jordi Alba, Sergio, Rakitic, De Jong, Sergi Roberto, Messi dhe Ansu Fati.
Kurse Griezmann do të jetë rezervë ndërsa Dembele, Suarez nuk do të mund të luajnë për shkak të lëndimeve.
Mirëpo këto lëndime i kanë mundësuar talentit të ri Ansu Fatit që të ketë më shumë minuta me skuadrën katalunase, e i cili me paraqitjet e tij fantastike ka siguruar që edhe sot të luaj si startues./Indeksonline/.