Skenda merr një goditje nga Avdyli: Projekti juaj për PDK-LDK përfundoi me 2 shkurt!

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli i ka reaguar Skender Hysenit, pasi ky i fundit kritikoi Vjosa Osmanin për zhvendosjen e fotografisë së Hashim Thaçit.
Sipas deputetit nga Prizreni, projekti i Skënder Hyseni për koalicionin LDK-PDK përfundoi me 2 shkurt, transmeton Indeksonline.
“Kohët kanë ndryshuar, edhe politikanët vijnë e shkojnë, por më të këqinjtë mbesin ata që skanë respekt për dorën që e ushqeu. E Presidenti Rugova fatkeqësisht ushqeu edhe ndonjë mosmirënjohës si puna e Skenderit tonë të LDK-së”, ka shkruar ai.
Postim i plotë:
Histeria nuk është virus, por si duket histeria e zhvendosjes së fotografisë së Presidentit Thaqi e paska prek edhe Skenderin tonë të LDK-së. I fundit që do duhej sot të ishte me pezm pse fotografia e Presidentit historik Rugova qëndron përballë atij të Presidentit aktual Thaqi do duhej të ishte Skenderi, por ja edhe kjo na ndodhi. Nuk është e lehtë për PDK-në që pas shumë vite në pushtet të mbesin në opozitë, por të kishte kaq i pezmatuar edhe përkthyesi i Presidentit Rugova duket shumë e pakuptimtë. Apo ndoshta edhe për Skenderin nuk është lehtë që projekti i tij dytë për koalicion LDK-PDK dështoi keq me 02.02.2020. Kohët kanë ndryshuar, edhe politikanët vijnë e shkojnë, por më të këqinjtë mbesin ata që skanë respekt për dorën që e ushqeu. E Presidenti Rugova fatkeqësisht ushqeu edhe ndonjë mosmirënjohës si puna e Skenderit tonë të LDK-së./Indeksonline/