75 Mall Live Search
21:36 / E Enjte, 06 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Këto janë veprimet e fundit të Këshillit për Reformë dhe Ndryshime Statutare në FFK

Kur kanë kaluar më shumë se 1 javë nga Kuvendi Zgjedhor i FFK-së, kanë vazhduar polemikat nga delegatët e pakënaqur me vendimet e marra në atë kuvend, ku u votuan anëtarët e Komitetit Ekzekutiv për katër vitet e ardhshme.

Siç e dimë ai Kuvend solli skena të ndryshme dhe tensione mjaftë të nxehta mes krerëve të federatës dhe delegatëve të klubeve të Superligës dhe Ligës së Parë.

E pas gjithë asaj tollovie të krijuar në Kuvendin e mbajtur në Hotel Emerald në Prishtinë me 27.01.2020 tashmë është krijuar edhe Këshilli për Reformë dhe Ndryshime Statutare në FFK.

Ky Këshill i kryesuar nga trajneri i Llapit, Tahir Batatina e ka dërguar FFK-në në Gjykatën Themelore të Prishtinës, për shkelje esenciale në Kuvendin Zgjedhor.

E përveç kësaj, janë bërë edhe ankesa në tri institucione, Ministrinë e Administratës Publike, Ministrinë e Sportit dhe në Komitetin Olimpik të Kosovës.

Drejtuesit e të pakënaqurve më punën e FFK-së kanë paralajmëruar bojkot të garave nëse krerët e FFK-së nuk i marrinë parasysh kërkesat e tyre.

Gazeta inFokus ju sjellë kërkesat e Këshillit për Reforma dhe Ndryshime Statutare në FFK.

Më poshtë keni komunikatën e plotë të këtij grupi.

Këshilli për Reformë dhe Ndryshime Statutare në FFK kërkon që te jenë pjesë e Komiteti Ekzekutiv në vend të personave të cilët kanë konflikt interesi, thuhet në komunikatë.