“Kur fle me qen, gdhihesh me pleshta”

Pas një nate të zjarrtë me pije alkoolike, një vajzë në Britani u dërgoi një foto miqve të saj, e cila i la ata të habitur.
Olivia Nunn, veshur me një bluzë me kapuç, brenda saj ishte futur një vizitor i pa ftuar, një merimangë.
Por tetëkëmbëshin ishin në gjendje ta dallonin vetëm miqtë e saj pas fotos që ajo u dërgoi.
Fillimisht u habitën shumë, por akoma më e çuditshme ishte fakti se Olivia nuk e kishte kuptuar ende se brenda kapuçit kishte një merimangë.
Fotoja e saj u publikua në Tëitter ku ka bërë xhiron e rrjetit e për pak kohë mori mbi 47 mijë pëlqime.
Shumë persona reaguan me humor ndërkohë që shumë të tjerë u shprehën të frikësuar.
“Nëse do të ma kishin dërguar mua, do të qeshja 10 ditë rradhazi me të” – shkruan një komentues në Tëitter.
Madje dikush postoi një foto të vetën me një merimangë në kollaren e tij. Ai e mbështet Olivian duke komentuar se kjo gjë i kanë ndodhur dhe të tjerëve.