Pas suksesit të projektit të fundit, Dua Lipa ka diçka për të thënë!

Dua Lipa së fundi ka promovuar këngën e saj me titull: “Physical”.
Kënga u prit shumë mirë nga fansat dhe arriti mbi 14 milionë klikime, shkruan Indeksonline.
E këtij suksesi pa dyshim që më së shumti iu gëzua vetë Dua.
Ajo në Instagram postoi një fotografi ku i falënderoi të gjithë ata që i ndihmuan që të realizohej ky projekt.
“Vetëm dua ta falënderoj ekipin tim që më ndihmoi ta bëja këtë. Falëminderit që e vutë zemrën dhe shpirtin tuaj brenda këtij projekti dhe që qëndruat afër meje. Unë nuk mund ta bëja këtë pa ju!!! Ju dua të gjithëve!”, ka shkruar Dua./Indeksonline/