Grabitje si në filma në Gjilan, nga një taxi i grabisin para një personi në veturë

Një grabitje si në filma ka ndodhur mbrëmë në Gjilan, saktësisht në Novobërdë, në orën 22:30, shkruan IndeksOnline.
Policia e Kosovës njofton se një person ka raportuar se derisa ishte duke e drejtuar veturën e tij, një veturë Taxi, i ishte afruar atij dhe e kishte kërcënuar me armë.
Ai ishte detyruar që të ndalte veturën dhe ia kishin vjedhur kuletën në të cilën kishte pasur para.
“Novobërdë 06.09.2019 – 22:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke e drejtuar veturën e tij me targa vendi, Taxi në të cilën gjendeshin tre persona njëri prej personave në veturë e ka vringëlluar një armë, e kishte detyruar viktimën ta ndalte veturën dhe ta largonte atë nga vetura, nga xhepi ia kishin marrë kuletën në të cilën kishte pasur para dhe më pas tre të dyshuarit me atë veturë ishin larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raport./IndeksOnline/