Veseli për vdekjen e Pagarushës: Lamtumirë Nexhmije, faleminderit për veprën që le pas!

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka ngushëlluar gjithë komunitetinne artit për vdekjen e këngëtares Nexhmije Pagarusha.
Nëpërmjet faqes së tij në Faceboo, Veseli ka shkruar se Nexhmije Pagarusha ishte shumë e lidhur me skenën dhe me publikun dhe dinte të linte gjurmë të pashlyeshme për këdo që e dëgjonte.
“Kombi shqiptar humbi sot një nga figurat më të ndritura të muzikës që rrallë herë lindin por që kujtohen përjetë. Ndarja nga jeta e Nexhmije Pagarushës ka lënë një boshllëk të madh m’u në themelet e botës sonë të artit. Ajo ishte shumë e lidhur me skenën dhe me publikun dhe dinte të linte gjurmë të pashlyeshme për këdo që e dëgjonte. Me talentin e saj magjik ajo ka frymëzuar breza të tërë me krenari kombëtare për folklorin tonë. Lamtumirë Nexhmije, faleminderit për veprën që le pas!”, ka shkruar Veseli.