75 Mall Live Search
17:27 / E Premte, 07 Shkurt 2020 / indeksADMonline

​Prishtina njofton se hyrja në stadium për ndeshjen e nesërme, do ta jetë pa pagesë

Prishtina nesër do të luajë ndeshjen e parë zyrtare për vitin 2020, ku takohet ndaj Vushtrrisë në kuadër të Kupës së Kosovës.

Ky takim që zhvillohet në ‘Fadil Vokrri’, do të fillon nga ora 13:00.

E Prishtina për këtë takim ka vendosur që për gjithë tifozët ta bëjë hyrjen në stadium pa pagesë.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Prishtinës në rrjetet sociale.

Kujtojmë, Prishtina e Vushtrria priten të takohen edhe pas një jave në kuadër të Superligës së Kosovës.