75 Mall Live Search
21:35 / E Premte, 07 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Roma-Bologna, përfundon pjesa e parë me epërsinë e mysafirëve

Roma është duke luajtur në kuadër të xhiros së 23 të ligës italiane kundër Bolognas.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi me tri gola të shënuara dhe që të trija janë shënuar nga futbollistët e Bolognas, mirëpo njëri nga to ishte autogol.

Bologna kaloi në epërsi në minutën e 16’ pas golit të shënuar nga Orsolini, kurse pas 6 minutash Denswil shënoi në portën e tij.

Mirëpo Bologna e riktheu prap epërsinë përmes golit të shënuar nga Barrow në minutën e 26’, kështu me këtë epërsi të skuadrës mysafire edhe përfundoi pjesa e parë./Indeksonline/.