75 Mall Live Search
15:44 / E Shtunë, 08 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Për kaq milionë Liverpooli kishte dështuar ta transferojë Ronaldon

Liverpooli nuk kishte arritur ta transferoj Ronaldon, për një shumë jo edhe të madhe parash, ka thënë Phil Thompson.

Ronaldo i cili atë kohë kishte thënë  se e kishte ëndër të transferohej në Anfield, kishte pasur tre agjentë që ishin munduar që këtë ëndërr ta bëjnë realitet.

Sipas Thompson marrëveshje dështoi pasi që shuma e kërkuar për Ronaldon ishte 4 milionë euro, kurse për Liverpoolin kjo shumë ishte dukur e madhe për një futbollist të ri si Ronaldo.

Kurse paga e diskutuar për Ronaldon sipas tij ishte 1 milionë funte në vit përfshirë edhe taksat. Po ashtu për këtë transferim që të ndodhte ishte munduar edhe Gerard i cili kishte folur me drejtorin ekzekutiv Rick Parry./Indeksonline/.