75 Mall Live Search
12:17 / E Shtunë, 08 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Dua Lipa reagon për vdekjen e Nexhmije Pagarushës

Dje ka ndërruar jetë bilbili i muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

Shumë figura politike e të artit përkujtuan veprat që ajo la pas duke e konsideruar si të pavdekshme.

Në mesin e tyre, ka reaguar edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, shkruan Indeksonline.

Dua ka postuar një fotografi të Nexhmijes, teksa ka vendosur një zemër sipër imazhit.

Kujtojmë që Dua është shumë e lidhur me prejardhjen e saj, dhe me krenari tregon nga vjen.

Ndryshe, ajo mbrëmë performoj në festivalin “Sanremo” në Itali./Indeksonline/