Lindon rikthehet me projekt të ri, ja kur publikohet

Kantuatori i njohur shqiptar, Lindon Berisha ka kohë që nuk ka sjellur një projekt të ri muzikor.
Por, ai është gati të rikthehet me një të tillë, pasi që ka finalizuar këngën e re.
Lindon ka publikuar një video të shkurtër të shkëputur nga videoklipi i ri, teksa ka zbuluar edhe ditën e lansimit.
“10.02. e hënë”, ka shkruar Lindoni në mbishkrimin e videos.
Ndërkohë, Lindon edhe pse nuk ishte present me ndonjë projekt personal, ai ka qenë duke punuar për artistët e tjerë.
Kujtojmë që këngëtari i talentuar ka shkruar tekstin e këngës “Shaj” të interpretuar nga Arilena Ara, e cila do ta përfaqësoj Shqipërinë në “Eurovision”./Indeksonline/