75 Mall Live Search
20:59 / E Shtunë, 08 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Zhegrova me asist maestral në fitoren e Baselit

Baseli arriti fitore të lehtë sonte në udhëtim ndaj Cyrihut me rezultat 4:0 në kuadër të javës së 21-të në Superligën e Zvicrës.

Frei realizoi “het-trik” ndërsa Stocker shënoi njëherë.

Në golin e fundit, Edon Zhegrova dhuroi një asist fenomenal për Frein për epilogun e këtij takimi, shkruan Indeksonline.

Me këtë fitore, Baseli “blindon” pozitën e tretë në tabelë, ndërsa Cyrihu është i pesti./Indeksonline/