Dyshja Rrahmani-Kumbulla po “çmendin” Italinë

Një minierë ari. Kjo është ajo që ne mund ta përshkruajmë Hellas Veronan, të paktën për momentin. Këtë sezon, është një skuadër që ka habitur të gjithë botën e futbollit italian.
Kështu e nis përshkrimin për klubin italian, gazeta Calciomercato.
Dhe kjo për shkak të dy qendërmbrojtësve, Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla.
Ekipi italian është treguar mjeshtëror duke e marrë kapitenin e Kosovës për 1 milionë euro, ndërsa e shitën për 14 milionë te Napoli.
Në anën tjetër edhe Kumbulla po shkëlqen dhe priten oferta nga klubet e mëdha Italiane.
Interi ka dhënë dritën jeshile për transferimin e tij, ndërsa ekipet tjera si Napoli, Juventusi e Milani nuk do të rrinë duarkryq dhe do të tentojnë ta rrëmbejnë reprezentuesin shqiptar./Indeksonline/