75 Mall Live Search
19:15 / E Diele, 09 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Familja Pagarusha: Vlora Dumoshi gjithmonë ke qenë afër nesh

Ikja në përjetësi e ikonës së muzikës shqiptare nuk do të shuhet, por do të shkruhet histori me madhështinë e tingujve të Nexhmie Pagarushës.

Më shumë se kurrë, përcjella e saj në përjetësi na pikëlloi thellë ku institucionet e Republikës së Kosovës, u kujdesen jashtëzakonisht për ceremoninë mortore të saj, ku rrallë herë u standardizuan të tilla, ashtu siç e deshi rendi për zonjën tonë të madhe.

Agjenda ishte që nga dita e shtune ku u hapen dyert në Teatrin Kombëtar të Kosovës, për homazhe nga njerëz të shumtë.

E diela ishte e ngarkuar, nga ora 9:00 deri ne orën 11:00 u shënuan homazhe nga krerët e shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë, artistë, sportist e qytetarë të ndryshëm të Republikës sonë.

Fjalën hyrëse e filloi Kryeparlamentarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, e më pastaj Kryeministri Albin Kurti, ambasadori i Shqipërisë Qemail Minxhozi, deri tek akterët e komunitetit artistik ku në bazën e fjalimit të tyre theksuan se Bilbili i këngës shqipe nuk ka ikur por është kënga jonë e përjetshme.

Fjalimin emociounese që pikëlloi zemrat e të gjithëve e interpretoi mbesa e Nexhmies nga familja Pagarusha.

Mbesa Mirjeta theksoi se nuk jam e sigurt të i përfshijë të gjitha ato që kam për ti thënë për gjyshen tonë.

Mirjeta tha se në dy vitet e fundit kur nuk ishte mirë, kohën e kalonte me këngët e saj.

Krejt në fund të fjalimit, e pamundur ishte një fjalë që gjenë mbështetjen institucionale për ikonën shqiptare.

Familja Pagarusha, falënderuan Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi, për angazhimin e saj rreth vdekjes së Nexhmijës, në ditët e para të marrjes së pozitës u ndesh me këtë detyrë të rëndë.

Mirjeta ju drejtua ministres, se znj.Nexhmije të ka dashur dhe të ka çmuar përherë sepse gjithmonë ke qenë afër nesh.

Nga pamja e sotme shihet se organizimi nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ishte në korniza të veçanta./Indeksonline/