Vdes Valdet Gashi, pioneri i strip skenës kosovare

Sot është ndarë nga jeta, Valdet Gashi, artisti i njohur dhe pioneri i strip skenës kosovare.
Ai ishte autor dhe skenarist i stripave te shkëlqyeshëm, mes të cilave është edhe seriali i dashur për publikun”Cullët”, si dhe “Arta Fantastike”, ndërsa opusi i tij përfshinë me qindra faqe e tablo tjera.
Që nga vitet 80-të, Vala ishte në ballë të përpjekjeve për të legjitimuar stripin dhe romanin grafik si formë artistike – një status ky që ky art e ka me decenie në vendet e zhvilluara të botës, por që fatkeqësisht në Kosovë nuk e kishte.
Falë angazhimit të atyre pak njerëzve siç ishte Valdeti, stripi dhe romani grafik ngadalë, por sigurt, e ka hapur rrugën e vet dhe e ka zënë vendin e vet edhe në kulturën kosovare./Indeksonline