75 Mall Live Search
22:17 / E Diele, 09 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Koronavirusi i ‘ndau’, kështu takohen çifti kinez në spital

Koronavirusi dita-ditës po përhapet në vende të ndryshme të botës.

Derisa Kina vazhdon të jetë në gjendje emergjece, autoritetet kanë ndërmarrë masa të rrepta.

Mantelbardhët po punojnë pa pushim dhe me orare të zgjatura për të ndihmuar të prekurit nga virusi i rrezikshëm, që deri më tani ka shkaktuar mbi 800 të vdekur.

Kështu, një infermiere e re kishte 11 ditë pa e takuar partnerin e saj. Kërkesat e përsëritura të këtij të fundit bënë që autoritetet e spitalit ta lejonin atë të shihte partneren e tij për pak kohë. Por, një derë xhami i ndante ata, duke mos i lejuar që të takoheshin siç kishin dëshiruar.

Ata shkëmbyen një puthje përmes xhamit, dhe këto pamje kanë bërë xhiron e internetit. Sipas shtypit ndërkombëtar, çifti do të martohet sapo të përfundojë gjendja e emergjencës.