75 Mall Live Search
00:01 / E Hënë, 10 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ibrahimovic shpjegon humbjen e Milanit

Milani është mposhtur nga Interi me rezultat 4-2 në derbin e Serie A.

Zllatan Ibrahimovic, pas ndeshjes ka thënë që pas një pjesës së parë përfekte në të dytën ndodhi e kundërta.

Vështirë ta shpjegosh se çfarë ndodhi! Pjesa e parë gati perfekte, e dyta e kundërta. Thamë në dhomat e zhveshjes së në 15 minutat e para duhet të kishim kujdes, por pësuam dy gola“.

Në pjesën e parë treguam në fushë atë që kishim përgatitur gjatë javës, taktikisht. Në pjesën e dytë pësuam gol shpejt dhe humbëm besimin. Luajtëm pa besim dhe pa besuar!”.

Si është humori? Keq! Dihet kur humbet një derbi në këtë mënyrë. Por, duhet të ringrihemi, sepse të enjten na pret një tjetër ndeshje”.

Pas golit të dytë ra gjithçka kishim ndërtuar dhe besimi ynë. Mendoj se ka rëndësi eksperienca në këto ndeshje, sepse kur je 2-0 duhet të dish ta menaxhosh. Në pjesën e parë nuk pashë Inter të vendit të dytë, ndërsa në të dytën e treguan veten“.