97 të vdekur brenda një dite, nga koronavirusi

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi të dielën ka arritur në 97 – numri më i madh i viktimave brenda një dite.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Kinë tashmë ka mbërritur në 908, por numri i personave të sapoinfektuar në ditë është stabilizuar.
Në të gjithë Kinën, 40.171 persona janë të infektuar, ndërsa 187.518 janë nën vëzhgimin mjekësor.
Ndërkohë, 60 persona të tjerë janë testuar pozitivisht në një anije të karantinuar në Japoni – domethënë 130 nga 3.700 pasagjerë janë me virusin, raporton BBC-i.