75 Mall Live Search
09:56 / E Hënë, 10 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Pamje të frikshme nga stuhia, që goditi Britaninë e Madhe dhe Evropën Veriore, shih se si një fëmijë përplaset për asfalti

Stuhia e njohur si “Ciara” apo në shqip “Kiara” ka goditur së fundi Britaninë e Madhe dhe Evropën Veriore, me shtrëngata e shira të vrullshëm.

Trafiku ajror dhe hekurudhor pati vonesa të shumta, e shumë porta veçse janë mbyllur.

Autoritetet kanë kërkuar nga qytetarët që të qëndrojnë më shumë në shtëpi, të mbyllur dhe larg pemëve e gjërave që mund të bien.

Stuhia solli shpërthime të forta me erëra deri në 150 kilometra në orë në të gjithë ishullin e Bardhë dhe Uellsin, fshatrat në Abedaron e shumë vende të tjera.

Shërbimi Meteorologjik ka lëshuar më shumë se 250 paralajmërime për përmbytje në Britani të Madhe dhe disa vende të tjera të Evropës.

Në disa pamje të publikuara së fundi shihet se si stuhia hedh fëmijën poshtë asfaltit.

Stuhia është shumë e frikshme dhe sigurisht se rrezikon thuajse të gjithë banorët./Indeksonline/