75 Mall Live Search
10:27 / E Hënë, 10 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Stuhia, në Gjermani, preku edhe familjen e politikanit kosovar

Gjermania është goditur së fundi nga një stuhi e fuqishme e quajtur “Sabine”.

Erëra të fuqishme, breshër e përmbytje pati gjatë orëve të fundit në çdo anë të Gjermanisë.

Por moti i keq që po mbizotëron atje, preku edhe një  familje kosovare.

Një nga ta është edhe vëllai i ish-kandidatit për kryetar të Komunës së Drenasit, Xhavit Drenori, transmeton indeksonline.

Drenori publikoi disa fotografi në Facebook, ku tha se stuhia kishte prekur edhe vëllanë e tij të vogël, Avniun.

Postimi i plotë:

“Stuhia #Sabine ne Gjermani ma paska preke pak edhe vellaun e vogel ne Gjermani, Avniun. Shyqyr veq demtim i vetures”, ka shkruar ai.