75 Mall Live Search
11:11 / E Hënë, 10 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Nevina konfirmoi lidhjen me juristin

Nevina Shtylla gjithnonë ka qenë hermetike përsa i përket jetës së saj private, megjithatë mediat nuk janë kursyer.

Pak kohë më parë dolën disa foto, të cilat pretendoheshin se djali në foto, ishte i dashuri i Nevinës, Arbër Myftari, jurist.

Nevina asokohe nuk konfirmoi asgjë.

Së fundmi, Nevina gjatë emisionit “E diell”, teksa po moderonte rubrikën “Trotuar”, Edi Manushi u ngatërrua dhe tha se Nevina e ka të dashurin ekonomist.

“Ekonomist unë? Jo, jo. Është departament tjetër”, tha Nevina. “Jurist, se harrova”, ia ktheu Manushi, ndërsa Nevina qeshi.