75 Mall Live Search
11:47 / E Martë, 11 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Nis takimi i Kurtit me presidentin Meta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po e realizon vizitën e parë zyrtare në Tiranë.

Kurti bashkë me disa nga ministrat e Qeverisë së tij si fillim u takua me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi.

Ndërsa ka pak minuta nga fillimi i takimit të tij me presidentin shqiptar, Ilir Meta, raporton Indeksonline.

Kurti po pritet me ceremoni shtetërore, teksa do të takojë kreun e Bashkisë së Tiranës dhe liderin e PD-së, Lulzim Basha./Indeksonline/