75 Mall Live Search
17:21 / E Martë, 11 Shkurt 2020 / indeksADMonline

I dashuri i ri i bën fotografi Arbana Osmanit, i komenton: “Më e bukura”

Moderatorja e njohur shqiptare Arbana Osmani, është një nga personazhet më të njohura dhe më të dashura nga publiku.

Ajo tash e shumë vite njihet si një nga fytyrat më prezente në televizon, shkruan Indeksonline.

Arbana u përfol vazhdimisht rreth jetës së saj private, sidomos pas ndarjes së saj nga burri, me të cilin ka një djalë.

Por duket se ajo menjëherë e ka gjetur dashurinë, edhe pse u mundua ta ‘fshihte’, u bë e ditur se ajo është lidhur me regjisorin Eduart Grishaj.

Së fundmi Arbana ka publikuar një fotografi, teksa gatuante, duke bërë të ditur se këtë fotografi ja ka bërë Eduarti.

Ndërsa nuk ka munguar edhe komenti i regjisorit i cili i ka shkruar: “Më e bukura”. /Indeksonline/