75 Mall Live Search
20:45 / E Martë, 11 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kabinetit të Hotit i bashkohet profesori Gazmend Qorraj

Zëvendëskryeminisrit të parë të Republikës së Kosovës, Avdullah Hotit, iu është bashkuar në kabinetin e tij profesori Gazmend Qorraj.

Këtë lajm e bëri të ditur vet Hoti, shkruan IndeksOnline.

Zëvendëskryeministri ka thënë se Qorraj do të ofroj gjithë ekspertizën e tij profesionale për të avancuar agjendën e integrimit evropian të Qeverisë se Republikës së Kosovës.

“Sot kabinetit tim iu bashkua Prof. Gazmend Qorraj.

Prof. Qorraj eshte i pari dhe i vetmi profesor ne Universitetin e Prishtinës qe mban titullin Jean Monnet Chair per integrime evropiane, i perzgjedhur nga Komisioni Evropian. Prof. Qorraj do te ofroje gjithe ekspertizen e tij profesionale per te avancuar agjenden e integrimit evropian te Qeverise se Republikes se Kosoves”, ka shkruar ai./IndeksOnline/