Bella Hadidi “pushton” Javën e Modës në New York, në stilin e viteve 50-të

Ajo dukej sikur ishte kthyer prapa në kohë në vitet 1950-të, teksa parakaloi në sfilatën e Javës së Modës, në New York.
Super modelja, Bella Hadid, ka mahnitur me veshjen unike, duke rrëmbyer gjithë vëmendjen me elegancën dhe stilin, transmeton Indeksonline.

23-vjeçarja u paraqit në sfilatën e “Rodarte vjeshtë-dimër 2020” në një fustan të bardhë me të kuq të kombinuar me dorashka dhe aksesorë.

Kujtojmë se përveç Bella Hadidit në Javën e Modës në New York po merr pjesë edhe motra e saj, Gigi Hadid.

Të dy motrat e famshme pas përfundimit të sfilatës publikuan imazhe së bashku në prapaskenë./Indeksonline/


