75 Mall Live Search
18:58 / E Mërkurë, 12 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Veliu takon Apostolova-n: Shpreha përkushtimin tim për bashkëpunim, sidomos në procesin e vizave

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu ka takuar sot shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Pas takimit, Veliu tha se me Apostolova-n diskutuan për prioritete te MPBAP-së, përfshirë riorganizimin e ministrisë, forcimin e luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Veliu tha se gjatë këtij takimi ka shprehur përkushtimin e tij për të avancuar edhe më tej bashkëpunimin me zyrën e BE-së, sidomos në procesin e liberalizimit të vizave.

Postimi i plotë:

Me Shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, znj. Nataliya Apostolova, biseduam për prioritetet e MPBAP-së, përfshirë riorganizimin e ministrisë, forcimin e luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Shpreha përkushtimin tim për të avancuar edhe më tej bashkëpunimin me Zyrën e BE-së në Kosovë, sidomos në procesin e liberalizmit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Do të punojmë ngusht me institucionet e Bashkimit Evropian edhe sa i përket zbatimit të MSA-së.