Qytetari me porosi për Edi Ramën, pas pritjes në kufi!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi dje se është themelore që të jenë të gatshëm, të angazhuar dhe të qartë në çdo hap, për të hequr kufirin mes dy shteteve Kosovë-Shqipëri dhe për ta bërë faktikisht hapësirën e përveçme të secilit shtet, një hapësirë të përbashkët, lëvizje ndërveprimi, bashkëpunimi e zhvillimi.
Por qytetari kosovar S.Sh i cili jeton në Zvicër pati një porosi të hapur për kryeministrin Rama.
Në një video të dërguar në redaksinë e Indeksonline ai tregon gjendjen e kufirit Mal i Zi-Shqipëri, ku numri është i madh i qytetarëve të cilët presin në kolona të tejzgjatura.
Ai tha se problemi qëndron tek funksionimi i doganierëve që krijojnë vonesa.
Qytetari kosovar po udhëtonte nga Zvicra në Mali të Zi e më pas në Shqipëri, për të arritur në fund në Kosovë.
“Mos u merr me korrigjim të kufijve mes Kosovës e Serbisë, por merru me çështjen tënde. Nuk lëviz asnjë makinë, kemi që një orë duke pritur në Doganë, ka një orë e nuk lëviz s’ka asnjë njeri që punon aty. Mos u merr me çështje të tjera, por me çështjen tënde”, thotë qytetari emër i njohur për redaksinë./Indeksonline/