75 Mall Live Search
09:58 / E Enjte, 13 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Lojtarët që u larguan si të dështuar, apo “tepricë” nga klubet e Ligës Premier – tani po shkëlqejnë në kampionate të tjera

Shpesh lëvizjet nga Liga Premier në një kampionat tjetër dalin të qëlluara për lojtarët.

Kevin De Bruyne dhe Mohamed Salahu ishin larguar më parë nga Kampionati anglez për t’u rikthyer, ndërsa tani janë ndër lojtarët më të mirë në botë.

Historia mund të përsëritet, pasi edhe disa të tjerë janë larguar dhe po shkëlqejnë në kampionate të tjera.

“The Guardian”, ka nxjerrë 10 lojtarë që nuk u vlerësuan sa duhet në Angli, apo ishin të tepërt në skuadër, por tani po shkëlqejnë diku tjetër në Evropë.

Chris Smalling, Roma

Edhe pse forma e tij dhe forma e skuadrës kanë dallim të madh, Chris Smallingu po rezulton një sukses në Serien A. Shumë e kanë quajtur “Smaldini” pas fillimit të tij të shkëlqyeshëm, në Itali.

Vlerësimi për këtë sezon: 7.18

Kieran Trippier, Atlético Madrid

Një tjetër mbrojtës i Anglisë i konsideruar si tepricë nga klubi i tij gjatë verës, Kieran Trippieri pati një periudhë të vështirë në Tottenham sezonin e kaluar.

Cilësia e tij nuk kaluan pa u vënë re nga Diego Simeone. Ai ka krijuar më shumë raste sesa çdo lojtar tjetër në Spanjë.

Vlerësimi këtë sezon: 7.18

Islam Slimani, Monaco

Islam Slimani ishte një nga lojtarët më të përfolur gjatë afatit kalimtar të janarit.  Algjeriani ishte nënshkrimi rekordit i Leicesterit kur arriti në klub në vitin 2016, por kurrë nuk e gjeti vetën në Angli.

Forma e tij gjatë huazimit te Monaco këtë sezon është e mirë. Ai ka tetë gola dhe tetë asistime në Ligue 1 këtë sezon.

Vlerësimi këtë sezon: 7.22

Thorgan Hazard, Borussia Dortmund

Kur Chelsea nënshkroi me Thorgan Hazard nga Lens, u tha shumë se e morën për vëllain e tij të madh, Edenin.

Thorgan nuk bëri asnjë paraqitje të vetme me klubin dhe u dërgua në Zulte-Waregem, përpara se të transferohej në Bundesligë si huazim te Borussia Mönchengladbach.

Ai tani është te Borussia Dortmund ku ka katër gola dhe nëntë asistime.

Vlerësimi këtë sezon: 7.26

Jérémie Boga, Sassuolo

Jérémie Boga doli nga akademia e Chelseat, por karriera e tij në këtë klub ZGJATI  vetëm 16 minuta.

Që atëherë Boga ka kaluar nga një klub te një tjetër. Tani ai është te Sassuolo.

Anësori 23 vjeç, ka shënuar shtatë gola në Serie A këtë sezon, ndërsa vetëm tre lojtarë në pesë ligat më të mira të Evropës kanë bërë më shumë driblime sesa ai, 97.

Vlerësimi këtë sezon: 7.27

Romelu Lukaku, Inter

Megjithë rekordin e tij si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Belgjikë dhe vetëm 18 lojtarë kanë shënuar më shumë gola në historinë e Ligës Premier – Romelu Lukaku ishte i padëshiruar nga Ole Gunnar Solskjær te Manchester United.

Ai ka heshtur çdo kritik që nga transferimi në Inter. Lukaku ka shënuar  21 gola.

Vlerësimi këtë sezon: 7.53

Angel Di María, Paris Saint-Germain

Kur Manchester United nënshkroi me Angel Di Maria në vitin 2014, tifozët pritën shumë prej tij.

Edhe pse dha 11 asistime në një sezon te United, klubi e largoi. Në sezonin e tij të parë në PSG ai shënoi 10 gola dhe dha 18 asistime. Di Maria vazhdon të shkëlqejë.

Vlerësimi këtë sezon: 7,78