75 Mall Live Search
16:01 / E Enjte, 13 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Fotografia e Thaçit përfundon tek ulëset e PDK-së

Fotografia e presidentit Hashim Thaçi që ishte vendosur prapa ulëses së kryeparlamentares Vjosa Osmani është larguar nga aty, shkruan IndeksOnline.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, në shenjë paknaqësie ndaj Vjosa Osmanit që brenda zyrës së saj e zhvendosi fotografinë e Thaçit vendosi që atë t’ia dërgoj prapa ulëses në Kuvend të Kosovës.

Por ajo fotografi kur filloi seanca e radhës në orën 15:00, përfundoi tek ulëset e Partisë Demokratike të Kosovës./IndeksOnline/