Thaçi: Kosova është e zhgënjyer, dëshpëruar dhe e tradhtuar nga BE-ja se nuk ka ndodhur liberalizimi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një paraqitje speciale nga qyteti Mynih i Gjermanisë ka shprehur zhgënjimin me BE-në për shkak të procesit të liberalizimit të vizave.
Sipas tij, BE-ja e ka tradhtuar Kosovën pasi nuk e ka bërë liberalizimin e vizave përkundër që shteti ynë i ka kryer të gjitha detyrat.
” Kosova nga BE-ja është e zhgënjyer, është e dëshpëruar dhe e tradhëtuar se nuk ka ndodhur liberalizimi i vizave. BE po i mungon vendimi politik për shkak të mos unitetit të vendeve të BE-së. E theksoi jashtëzakonisht inkurajuase i angazhimit të drejtpërdrejtë i ShBA-ve dhe presidentit Donald Trump.”, u shprehë ai. /Indeksonline/