Veseli në Prekaz: Adem Jashari është emblema e UÇK-së dhe shqiptarëve

Ish-kryetari i Kuvendit njëherit kryetari i Partisë Demokratike të Kosovë Kadri Veseli, me rastin e shënimit të Ditës së Pavarësisë, ka vizituar sot Prekazin.
Ai përmes një statusi në faqen zyrtare Facebook ka thënë se Adem JasharI është emblema e UÇK-së dhe e shqiptarëve kudo.
Ndërsa ka uruar të gjithë qytetarët 17 Shkurtin.
Ky është postimi i plotë:
Prekazi është simboli i lirisë. Adem Jashari është emblema e UÇK-së dhe shqiptarëve kudo. Sa kënaqësi, nder e mirënjohje të kthehemi pas dhe ta vizitojmë këtë vend që mbetet udhërrëfyesi ynë se nga duhet të ecim. Urime të gjithë qytetarëve 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së Kosovës. Nderim i përjetshëm për të gjithë ata që dhanë gjithçka për këtë ditë.



