75 Mall Live Search
18:59 / E Diele, 16 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Gjilani ankohet për referim, poston momentet kur u dëmtuan

Drita ka fituar derbin e qytetit, duke e mposhtur Gjilanin me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së 18-të të Superligës së Kosovës,

Por “Skifterat” po pretendojnë se janë dëmtuar nga gjyqtarët në këtë sfidë, shkruan Indeksonline.

Ata kanë postuar pamjet e dy rasteve që mund ta kishin ndryshuar ecurinë e ndeshjes.

Në videon e parë një penallti e pa dhënë për Prognin, ku gjyqtari e vazhdoi ndeshjen.

Rasti i dytë pretendohet se goli i parë i Haxhimusës ishte në pozicion jashtë loje.

Gjilani pas kësaj humbje bie në vendin e katërt nga vendi i dytë. /IndeksOnline/